Përfaqësuesit e UNMIK-ut kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Zyrës për Komunitete dhe Kthim ku kanë bërë të ditur se kërkesa e tyre është miratuar, që në fillim të pranverës do të fillojnë punën në ndërtimin e një terreni sportiv në Zlipotok.
Projekti do të realizohet në bashkëpunim me OJQ-në lokale “Memelicet” dhe do të financohet nga misioni i UNMIK-ut në Kosovë.
Pas kësaj, e para e UNMIK-ut, Lidija Gali zhvilloi një takim të kryetarin e Komunës së Dragashit, Shaban Shabani.
Takimi ishte informativ, me fokus të veçantë për të drejtat e komuniteteve në të gjitha segmentet e komunës së Dragashit, si dhe integrimin e tyre në shoqërinë kosovare.
Kryetari Shaban Shabani në detaje ka informuar shefen e UNMIK-ut për të drejtat e minoriteteve ku theksoi se kabineti i tij, duke iu referuar drejtorëve të drejtorive, pesëdhjetë për qind të kabinetit i ka të përbërë nga përfaqësues të minoriteteve që jetojnë në komunën e Dragashit.
Ai gjithashtu theksoi se, në bashkëpunim me përfaqësuesit e Zyrës për Komunitete, si dhe nënkryetarin e bashkësisë së pakicave, ata punojnë së bashku për të zgjidhur të gjitha çështjet e pakicave.
Kryetari Shabani, falënderoi Lilija Galieva dhe ekipin e saj që siguroi burimet financiare për ndërtimin e qendrës sportive që do të ndërtohet në oborrin e shkollës në Zlipotok.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.