Opoja.net

UP-ja dhe OEK-u me marrëveshje për lidhjen e arsimit me tregun e punës

Në ambientet e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” u bë nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet UP-së dhe Odës Ekonomike të Kosovës (OEK).

Rektori i Universitetit të Prishtinës Marjan Dema, u shpreh optimist për dobitë që studentët e UP-së do të kenë me nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje.
Ai tregoi për sfidat që po kalon menaxhmenti për implementimin e standardeve të barabarta për të gjithë, në mënyrë që studentët të kenë qasje dhe mundësi të barabarta në arsimimin dhe ngritjen e tyre në karrierë.

Në anën tjetër, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhaliu tha që ndjehet shumë i nderuar me nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje të Bashkëpunimit. “Memorandumi i tillë na bënë nderë, sepse UP-ja është një tempull i dijës i gjithë Kosovës”, theksoi Gerxhaliu.

Marrëveshja e nënshkruar parasheh që palët të angazhohen në shkëmbimin reciprok të risive, përvojave profesionale akademike, teksteve mësimore, publikimeve, materialeve të tjera kërkimore, dokumentacionit etj. Specifikisht, me anë të kësaj marrëveshjeje parashihet edhe programi i punës praktike në OEK, për studentët e UP-së.

Kjo marrëveshje u iniciua nga Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina “, e cila ka si qellim rritjen e numrit të partnerëve nga tregu i punës, të cilët ofrojnë programe përgatitore të zhvillimit profesional për studentët dhe të diplomuarit e Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina”. /Telegrafi/

Filmi për gjenocidin në Srebrenicë nominohet për Oscar

Opoja.net

Sot 7 marsi, festohet dita e mësuesit

Opoja.net

Dita ndërkombëtare e gjuhës amtare

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net