Të dashur qytetarë, të nderuar besimtarë myslimanë,
Kjo festë e çmuar e Kurban Bajramit është festë e sakrificës e solidaritetit, faljes e mirëkuptimit, dashurisë e ndihmës mes njerëzve, vlera këto që burojnë nga feja islame.
Festat fetare te ne, e sidomos festat e bajramit, janë të shtresuara thellë në kulturën dhe traditën tonë, përmes së cilave tregohet kënaqësia shpirtërore për kryerjen e obligimeve hyjnor.
Si në asnjë festë tjetër, festa e bajramit shoqërohet me vizita tek familja, farefisnia e miqësia, gjë që duhet kultivuar e praktikuar.
Me hajr e mbarësi festa e Kurban Bajramit!
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.