Ushtarët amerikanë në kuadër të misionit të KFOR-it kanë zhvilluar një stërvitje qitjeje në poligonin e kampit “Bondsteel”.
Sipas njoftimit zyrtar, këto aktivitete realizohen për të përforcuar aftësitë bazë të qitjes, përdorimin e armëve dhe gatishmërinë individuale të trupave.
KFOR thekson se trajnimet e rregullta ndihmojnë në ruajtjen e standardeve profesionale dhe rritjen e efektivitetit operacional, duke siguruar që ushtarët të jenë të përgatitur për detyrat e tyre.
Gjithashtu, misioni nënvizon se përmes këtyre stërvitjeve ruhet një nivel i lartë gatishmërie dhe angazhimi për garantimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

