Vajza e ish-drejtorit të PDK-së punësohet mësimdhënëse në Dragash

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Fituesja e konkursit për mësim klasor në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Ilmi Bahtijari”, në fshatin Zaplluxhë të Komunës së Dragashit e ka filluar punën.

Fituese sipas njoftimit zyrtar është shpallur Shahindere Ramadani, e cila drejtor do ta ketë vjehrrin e saj, ndërsa babai i saj ishte ish-drejtor i Arsimit në komunë.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Dragashit Vloran Cenaj, e ka konfirmuar pë KALLXO.com se fituesja e konkursit ka filluar punën pasi që nuk ka pasur ankesa.

“Në drejtori të Arsimit nuk kemi pas ankesa. Ajo ka fillu punën”, tha Cenaj.

Gazeta Jeta në Kosovë ka shkruar lidhur me këtë konkurs.

Disa ditë para se të shpallej rezultati përfundimtar, gazeta JnK kishte pranuar ankesë nga një kandidate me pretendimin që ky konkurs është planifikuar për të rehatuar nusen e drejtorit të shkollës, familja e të cilës ka lidhje politike me Partinë Demokratike të Kosovës që edhe e udhëheq këtë komunë.

Kandidatja e cila nuk ka dashur t’i bëhet emri publik, tha për gazetën JnK, se Shahindere Ramadani e cila e ka fituar konkursin është e reja (Gruaja e të birit) e drejtorit të shkollës Naser Meleqi dhe se babai i saj Hajri Ramadani ka qenë ish drejtor i Arsimit në komunë mandatin e kaluar.

“Ka pas edhe më të mirë në konkurs. Përderisa e ka vjehrrin drejtor të shkollës, babain ish drejtor të arsimit kjo na lë me dyshu që me ndikime politike ka arrit të del e para në rezultate”, tha ajo.

Pas këtyre pretendimeve, gazeta kishte kontaktuar me fituesen e konkursit, Shahindere Ramadani.

Ajo nuk i ka mohuar pretendimet e palës ankuese duke thënë se babai i saj ka qenë ish-drejtor i Arsimit dhe se vjehrri i saj është drejtor i shkollës ku ka konkurruar. Ajo tha se edhe babai edhe vjehrri kanë lidhje politike me PDK-në.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-