Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku-Bërdyna ka mbajtur konferencë të rregullt për medie.
Maloku ka thënë se të hënën me 27 shtator ka filluar vitit shkollor, duke shtuar se në pjesën më të madhe të shkollave mësimi është duke u zhvilluar në mënyrë fizike.
Ajo ka bërë thirrje për respektim të masave duke thënë se vetëm në këtë mënyrë mund të zhvillohet mësimi në mënyrë fizike.
“Si ministri kemi bërë njoftime që të jenë të kujdesshëm për grumbullimin e nxënësve. Ekipe të MAShI-it kanë dalë në teren dhe për të vizituar shkollat”.
“Është lënë mundësia e mësimit edhe përmes skenarëve. Për zbatimin e skenarëve varësisht nga situata kujdesen Task-forcat”.
“Në mënyrë që shkollat të mbeten të hapura i’u bëjmë thirrje personelit shkollor të zbatojnë të gjitha masat për mbrojtje kundër Covid”.
“Këtë vit me tekste alternative do të punojnë klasat 6 dhe7. Bazuar në kërkesa të shkollave MAShI ka kontraktuar shtëpi botuese. Për klasën 9 tekstet nuk shkojnë. Për klasa 3 dhe 8 janë botime të reja dhe shpërndarja përfunduar me 16 shtator”.
“Është përgjegjësi e drejtorive komunale për shpërndarje të teksteve shkollore”.
Tutje, Maloku theksoi se varësisht se si do të rrjedhë ngjarja sa i përket dezinfketimit të shkollave do t’i bëjnë me kohë përgatitjet.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.