Ndaj lajmeve për moslicencim të FFK-së ka reaguar edhe Lidhja Rajonale e Futbollit në Prizren. Kjo LRF ka thënë se FFK është në rrugën e duhur të sukseseve dhe do të licencohet. Kjo LRF ka kërkuar nga MKRS që të mos bie pre e grupeve të interesit.
Reagimi i plotë:
Lidhja Rajonale e Futbollit – Prizren, si organ i Federatës së Futbollit të Kosovës, ku përfshinë komunat: Prizren, Suharekë, Malishevë, Dragash dhe Mamushë, njofton opinionin publik, se jemi në kontakte të vazhdueshme me FFK-në, dhe lajmet për moslicencim janë të pavërteta.
FFK është në rrugë të mbarë për licencim dhe njoftojmë klubet, shkollat dhe anëtarësinë e LRF-së, që t’mos biejnë pre e dezinformatave që prodhohen nga ata që e morën përgjigjen në Kuvendin e 6 prillit.
FFK, çdo ditë e më shumë po arrinë rezultate në ngritjen e futbollit të Kosovës. Këtë e vërtetojnë rezultatet tona, me prezentimin e 4 skuadrave të Superliges në garat nderkombëtare, paraqitjet e forta të kombëtares tonë si dhe vet vizita e të parit të FIFA-s, Giani Infantino në vendin tonë, ku na dha përkrahje të fuqishme.
Klubet, shkollat dhe e gjithë anëtarësia e gjërë e dijnë mirë, përkrahjen e madhe që po marrin nga FFK dhe LRF, në vazhdimësi, andaj jemi ne anëtarësia që i japim përkrahje të fortë, kryetarit Agim Ademi dhe Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, në rrugën drejtë çdo procesi legjitim që kërkohet nga çdo institucion.
I bëjmë thirrje MKRS-së, që t’mos bie pre e dashakqinjëve të futbollit dhe grupeve të interesit, por të gjykojë drejtë për hirë të zhvillimit të futbollit, dhe të ardhmen e rinisë tonë.
Me respekt
LRF – Prizren
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.