Përpara ndeshjes kyçe të xhiros së fundit të fazës së grupeve të Botërorit kundër Zvicrës, kombëtarja e Serbisë është tronditur nga një skandal.
Sipas raportimeve të mediumit kroat “24sata.hr” bëhet e ditur se futbollistët serbë janë përleshur me njëri-tjetrin për, siç thuhet, lidhje të supozuara mes disa lojtarëve dhe të dashurave të të tjerave, transmeton Demokracia.com.
Pas barazimit me Kamerunin në xhiron e dytë të Kupës së Botës në Katar (3-3), pakënaqësi e madhe ka në ekipin serb të futbollit. Vendosja në raundin e 16 tani varet nga fitorja kundër Zvicrës, ndërsa Kameruni nuk duhet të mundë Brazilin (në atë rast do të vendoste diferenca e golave).
Nga disa burime pranë kombëtares mësohet se situate përveç krizës së rezultateve është e tensionuar edhe për shkak të akuzave të dyshuara për një skandal seksual.
Mesazhe dhe thashetheme po qarkullojnë për gjoja marrëdhënie intime mes disa lojtarëve me të dashurat apo gratë e lojtarëve të tjerë, të cilat dyshohet se kanë çuar në një sherr në stërvitje.
Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar dhe Federata e Futbollit të Serbisë nuk ka bërë të ditur asgjë. Nga ana tjetër, kapiteni Dushan Tadiq (34) i hedh poshtë këto pretendime.
“Nuk ka pasur kurrë një atmosferë më të mirë mes lojtarëve. U krijua një komunitet, kaq. Duhet vetëm të qëndrojmë kështu deri në fund”, tha lojtari i Ajax./Demokracia.com/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.