Vdekje e dyshimtë në Prevallë

Opoja.net Opoja.net Kronika

Një person dyshohet se ka vdekur derisa ishte duke shëtitur në pyll në Prevallë, raporton Front Online.

Ai ishte i shoqëruar nga një femër, rastin të cilin e ka lajmëruar vet ajo në policin.

Në raportin e policisë ky rast po cilësohet si vdekje e dyshimtë.

Prevallë, 21.09.2021 -15:03 Gjersa viktima mashkull kosovar ishte duke shëtitur në pyll, bashkë me dëshmitaren femër kosovare, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe sipas dëshmitares është alivanosur. Në momentin e arritjes së njësisë policore në vendin e ngjarjes viktima nuk ka dhënë shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-