Mediat italiane kanë shkruar për futbollistin kosovar, Vedat Muriqin dhe paraqitjet e tij, shkruan Sinjali Sport.
Sipas këtyre raportimeve, Muriqi ka arritur që të rikthehet në formën e tij dhe të bëjë paraqitje të mira për Lazion.
“Viti i ri ka qenë një bekim për sulmuesin, i cili ka filluar të tregojë potencialin e tij të vërtetë me Lazion. Ai u paraqit kundër Romës, ku luajti shtatë minuta por kontribuoi duke fituar duele. Më e rëndësishmja, Inzaghi tregoi besimin e tij tek kosovari”, thuhet në raportimet e tyre.
Kjo formë e Muriqit po besohet se ka ardhë në kohën e duhur pasi që Lazio do të varet ende më shumë nga ai.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.