Një njoftim nga Kuvendi Kumunal në Dragash ka ardhur për festën e Fitër Bajramit, ky njoftim ju drejtua banorëve të fshatit Bresanës. Ku ju ndalohet rreptësisht therja e kafshëve, në ambientin e hapur në tregun e Bresanës (Marash) gjatë festës së Fitër Bajramit.
Shërbimi i inspeksionit në Dragash ka njoftuar se gjatë ditëve të tregut në Bresanë do të jenë prezent inspektoriati komunal së bashku me Policinë e Kosovës.
Të gjitha ata të cilët nuk e rrespektojnë ligjin, ndaj tyre do të merrën masa ndëshkimore të parapara sipas ligjit në fuqi.
Ndësa për banorët e fshatit Bresanë ky është një vëndim i cuditshëm, ata pajtohen me faktin që të bëhet ndonjë zgjidhje tjetër për t’i therur kafshët. Po, por këtu nuk është e qartë, se a bën së paku mishi të shitet, gjatë festave në këtë vend nga blegtorët dhe fermerët, pasi që ata mezi presin që të vijnë këto ditë?!. (Opoja.net)