Debati për arsimin cilësor vazhdon me të madhe në Kosovë.
Njëra prej kritikave më të mëdha ndaj institucioneve të Kosovës në Raportin e fundit të Progresit ishte edhe arsimi.
Arsimi është fusha e vetme e cila nuk ka shënuar përmirësim thekson Raporti i Progresit i Komisionit Evropian, i publikuar ditë më parë.
Por, sot një veprim i një mësuesi në shkollën ‘Ulina’ në Kosavë, duhet përshëndetur, njofton Opoja Sot.
Në dyshemenë e vjetër me dërrasa aty këtu të kalbura, arsimtari mëson nxënësit e klasës së gjashtë të matin sipërfaqen.
Kjo është një dëshmi që ndërlidhja e praktikës me teorinë, nuk kërkon domosdoshmërisht kabinete të avancuara por parasegjithash vullnet. /Opoja Sot/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.