Opoja.net

Versioni zyrtar i policisë për plagosjen e Azem Vllasit

Versioni zyrtar i policisë për plagosjen e Azem Vllasit

Sot rreth orës 08:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje në tentativë ku nga arma e zjarrit ka marrë plagë viktima: A. V, mashkull, 68 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Rrahen tre policë në Prizren, bëhen për spital

Opoja.net

​Zhduket një e mitur në Prizren

Opoja.net

​Paraburgim ndaj dy të dyshuarve që e rrahën një person në Prizren pas një fjalosje në kafene

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net