Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka qëndruar në fshatin Bresanë të Komunës së Dragashit ku është pritur nga veteranët e UÇK-së të këtij vendi.
Ish-kreu i kuvendit ka zbuluar pllakën me emrat e luftëtarëve të UÇK-së nga ky fshat.
Ky është postimi i Kadri Veselit:
Sa herë atdheu ishte në rrezik, vajzat e djemtë më të shkëlqyer i dolën përballë armikut.
![](https://i1.wp.com/indeksonline.net/wp-content/uploads/2020/10/Kadri-Veseli-2-1.jpg?resize=720%2C960&ssl=1&resolution=1920,1)
Ashtu ishte edhe gjatë Luftës tonë çlirimtare, kur rreshtat e njësiteve të UÇK-së, anë e kënd vendit, morën rrugën e pakthyeshme për liri.
Bresana më 1999, ishte shndërruar në fortesë lirie, ku 60 çlirimtarë u gjenden në shumë fronte dhe vijë të parë të luftimeve.
Pllaka që nderon të gjithë pjesëtarët e UÇK-së, në Bresanë të Sharrit.
Lavdi e përjetshme për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e Kombit!
![](https://i0.wp.com/indeksonline.net/wp-content/uploads/2020/10/Kadri-Veseli-3.jpg?resize=720%2C960&ssl=1&resolution=1920,1)
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.