Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë konfirmuar vetëm dy raste me COVID-19 në Kosovë, nga 1 mijë e 328 testime të kryera.
MSH bën të ditur se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 518 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 134.391 doza të vaksinës. Deri më sot 19.518 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.241. Në total numri i rasteve aktive është 162”, thuhet në njoftimin e bërë nga MSH.
Theksojmë se javëve të fundit në vendin tonë ka pasur ulje të rasteve të reja me coronavirus, e po ashtu edhe numri i vdekjeve. /Telegrafi/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.