Vetëm në 24-orët e fundit, në Kosovë ndodhën 101 aksidente trafiku

Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 101 aksidente në komunikacion.

Opoja.net Opoja.net Kronika

Policia e Kosovës bën të ditur se 39 nga aksidentet ishin me persona të lënduar, kurse në 62 aksidentet tjera raportohet vetëm për dëme materiale.

Gjithashtu polica gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar edhe 2 mijë e 71 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, policia në 24-orët e fundit ka arrestuar edhe 29 persona, 18 prej tyre janë dërguar në mbajtje kurse 6 të tjerë në vuajtje të dënimit.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-