Vetëplagoset aksidentalisht në kokë një person në Prizren

Opoja.net Opoja.net Kronika

Një person dyshohet se aksidentalisht ka shkrepur armën në kokën e tij, pasditen e djeshme në fshatin Pousko të Prizrenit , raporton Gazeta Sinjali.

Sipas bashkëshortes së viktimës, viktima kishte gjetur një armë në mal dhe pasi ishte kthyer në shtëpi duke e pastruar armën ishte vetëplagosur në kokë.

Siç bëhet e ditur nga policia, viktimës fillimisht iu është ofruar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit dhe për shkak të gjendjes së rëndë është transferuar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:56, në fshatin Pousko të komunës së Prizrenit.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-