Policia e Kosovës e ka bllokuar hyrjen te hoteli “Grand” në qendër të Prishtinës, pasi kanë marrë informacione për një automobil të dyshimtë me targa të Beogradit.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka thënë për Express se rasti ka ndodhur rreth orës 16:00.
“Kemi gjetur një veturë me targa të Beogradit, e cila ishte e braktisur para hyrjes së Grandit”, ka thënë Ahmeti, duke sqaruar se vetura është larguar nga vendi i ngjarjes dhe se policia po e heton rastin.
Në dhjetor të vitit 2014, Sllobodan Gavriq – shtetas serb nga Beogradi, kishte hyrë në Kosovë me 25 pajiste eksplozivi me peshë totale 12.219 gramë.
Tashmë i akuzuar, Gavriq pati transportuar nga Beogradi për në Prishtinë me veturën e tij “Renault Clio” në lagjen “Arbëria” rreth orës 21:00. Në dhjetor të 2014’ës, ai u ndal nga Policia e Kosovës me ç‘rast gjatë kontrollimit të kryer në bagazhin e veturës së tij ishin gjetur çanta në të cilin është vendosur eksplozivi.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.