Viktima më e re nga Covid-19 në 24 orët e fundit është 51 vjeçar

Opoja.net Opoja.net Shëndeti

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar për 12 raste të vdekjes në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19.

Sipas njoftimit dy raste u shënuan në Malishevë dhe dy të tjera në Prizren ndërsa nga një rast në Mitrovicë, Pejë, Vushtrri, Kamenicë, Gjakovë, Podujevë e Istog.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (80, 72 vjeç), Malishevë 2 raste (78, 60 vjeç), Prizren 1 rast ( 79 vjeç), Mitrovicë 1 rast ( 69 vjeç), Pejë 1 rast (83 vjeç), Vushtrri 1 rast (80 vjeç), Kamenicë 1 rast (74 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Podujevë 1 rast ( 51 vjeç), Istog 1 rast ( 82 vjeç)”, thuhet në njoftim.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-