Ylli i Real Madridit dhe përfaqësueses së Brazilit, Vinicius Junior, ka folur për favoritët e mundshëm të Kupës së Botës, duke veçuar Argjentinën si një nga pretendentet kryesore për trofeun.
Sipas tij, fakti që Lionel Messi vazhdon të jetë pjesë e ekipit e bën Argjentinën edhe më të rrezikshme, pavarësisht rivalitetit të madh mes dy kombëtareve të Amerikës së Jugut.
“Do ta vendosja edhe Argjentinën midis favoritëve për Kupën e Botës sepse janë kampionët aktualë, kanë besim të madh dhe kanë Messin”, ka deklaruar Vinicius.
Braziliani theksoi se Messi mbetet një lojtar që mund ta vendosë fatin e ndeshjes në çdo moment, duke e bërë të vështirë për çdo kundërshtar përgatitjen ndaj tij.
Sipas Viniciusit, edhe në moshën 38-vjeçare, kapiteni i Argjentinës vazhdon të jetë një nga lojtarët më vendimtarë në futbollin botëror dhe një faktor kyç në garën për titull.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

