Viti 1998, Bellobradi garanton ‘qindpërqind’ se fshati s’ka armë (Video)

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Edhe përfaqësuesit e Bellobradit me 7 shtator 1998 ishin ftuar për të raportuar te ushtria serbe për gjendjen e sigurisë në atë kohë.

Pas prezantimeve të zakonshme, përfaqësuesi i MUP-it serb pyet nëse fshati ka ndonjë organizim për t’iu kundërvënë Serbisë.

Përgjigjja e Sadri Shefikut në cilësinë e përfaqësuesit të fshatit ishte e prerë dhe e qartë “JO”. Ai garantoi “qindpërqind” se fshati nuk posedon armë, njofton Opoja Sot.

Pas kësaj përgjigjeje ushtria serbe i la të lirë të shkojnë përfaqësuesit e Bellobradit.

Video e radhës është Brruti

Opoja Sot ju njofton se sekuenca e radhës është nga fshati Brrut dhe është prej atyre më interesante nga ato që janë transmetur. Përfaqësuesit e Brrutit flasin shqip dhe ka momente interesante. /Opoja Sot/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-