Viti 1998, përfaqësuesit e fshatit Buqe nuk i japin garanci ushtrisë serbe [Video]

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Me 7 shtator të vitit 1998, ushtria dhe serbe (MUP), kishte ftuar përfaqësuesit e fshatit Buqe për të raportuar dhe ‘garantuar’ se nuk ka formacione të armatosura në fshat.

Garip Krasniqi, Esat Krasniqi dhe Bilall Berisha në emër të fshatit ishin paraqitur te MUP-i serb, në një moment shum të rrezikshëm kur në Buqe kishte pak kohë që ishte vrarë një oficer i ushtrisë serbe dhe dy pjestar të UÇK-së, shkruan Opoja Sot.

Të pyetur nga ushtria serbe se a garantojnë këta përfaqësues se nuk ka formacione të armatosura në fshat, Garip Krasniqi u përgjigjet se si fshat garantojnë që nuk ka organizime, por ata nuk garantojnë për individë të caktuar.

Videon po e transmetojmë pa ndërhyrje dhe pa titra, për të evituar gabimet eventuale në përkthim.

OpojaSot.com ju njofton se kjo është sekuenca e parë me zë dhe renditja është bërë në bazë të kohës së raportimit, në ditët e ardhshme do të vazhdojmë me sekuencat tjera nga fshatra te ndryshëm. /OpojaSot.com

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-