Viti 1998, përfaqësuesit e Zymit merren në pyetje nga MUP-i serb

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Përfaqësuesit e fshatit Zym me 7 shtator 1998 ishin detyruar të raportojnë te ushtria serbe nëse fshati ka ndonjë organizim të armatosura.

Ashtu si edhe përfaqësuesit e fshatrave tjera edhe zymjanët refuzuan se fshati ka përgatitur ndonjë mobilizim për të luftuar ushtrinë jugosllave.

Në pyetjen e zakonshme të ushtarakut serb se a “a e garantojnë këta përfaqësues se nuk do të sulmohet ushtria dhe policia serbe”, përgjigjja ishte “JO”.

Sipas një dëshmitari që ishte pjesë e këtyre takimeve e që OpojaSot.com ka mundur ta kontaktojë, përfaqësuesit e fshatrave të Opojes paraprakisht ishin konsultuar ndërmjet vete në mënyrë që të gjithë të jenë në një fjalë, para ushtrisë serbe./OpojaSot.com

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-