Kështu sot gjendemi në prag të një feste kushtimisht do të thosha madhështore. Festë e servuar nga paganizmi, por shumë e “mirëseardhur” për ne. Kjo festë si edhe shumë festa tjera jo islame, por as kombëtare na gjen më së të përgatitur si për asnjë festë tjetër, mjerisht duke mos kuptuar edhe prapavinë e saj kuptimplote. Të fillojmë përgatitjet për këtë festë. Mediat kanë filluar të bëjnë përfitime nga masa duke reklamuar hoteleritë më prestigjioze të vendit për pritjen e natës së vitit të ri dhe, edhe sa kohë ka mbetur të bëhen rezervimet, gjithashtu lojërat e fatit një rast të mirë janë duke e shfrytëzuar në këtë festë duke informuar masën për premitë marramendëse të kësaj nate, çdo gjë është duke u vendosur me kohë, por e gjitha kjo a thua ku e ka sekretin filozofin dhe mbi të gjitha mbështetjen që ia vlen të kremtohet. Sikur të zbresim shkallëve të historisë për të gjetur fillin e kësaj feste nuk do të ishte edhe aq keq.
Prejardhja e kësaj feste na vije neve si një befasi e “këndshme” nga Roma e lashtë, pagane. Në perandorin e lashtë Romake kjo festë kremtohej për nder të hyjnisë “Jan” prej të cilit na vije edhe emri i kësaj feste dhe prej të cilit kemi edhe emërtimin e muajit Janar. Por ka edhe të dhëna tjera sipas të cilave: Dita e parë e Vitit të Ri, festohej me besimet, kulturat dhe ritet tjera shoqërore anekënd botës, kjo zakonisht ishte shenjë nga ritet dhe ceremonitë, të cilat simbolizonin edhe ndarjen e vitit të vjetër dhe festimin e Vitit të Ri. Më së shumti në botë miratohej apo njihej një Janari, si fillim i Vitit të Ri, për arsye të kalendarit gregorian me zanafillë nga Papa në vitin 1582.[1]
[pro_ad_display_adzone id=”44463″ info_text=”Reklamë” info_text_url=”http://www.opoja.net/marketing/” info_text_position=”above” font_color=”#ffffff” font_size=”11″ padding=”1″ background_color=”#4d4d4d” border_radius=”1″ border=”2″ border_color=”#4d4d4d” fixed=”1″]
Së këndejmi, duhet tërhequr vërejtjen myslimanëve besimtar, të cilët nuk duhen të hamenden e të ngarendin pas këtyre festave të kota duke mos e ditur edhe kuptimin thelbësor të tyre, por të kthehen te e vërteta hyjnore e që nuk le vend dhe rast për t’u hamendur. Sepse kjo festë pagane aq më pak kombëtare apo fetare e cila nuk ka as domethënie të fesë, por vetëm si një hyjni e posaçme që tash e disa kohë po gjen vend dhe hapsin për tu festuar duhet të gjurmohet se nga na erdhi, e më pastaj ne nuk do të kundërshtojmë asgjë vetëm se le të bëjë një krahasim logjik se a vlen të festohet apo është vetëm festë tregtie ku tregtarët nuk lënë mjete dhe metodë pa përdorur vetëm e vetëm për t’i rritur tregjet e tyre, kjo festë është më së e mirëpritur, kjo u sjell fitime të mëdha po ashtu ata tashmë kanë bërë edhe parallogarit se si mund t’i shkoj malli dhe po ashtu përfitojnë për të shitur malli i viteve të kaluara. Po të hulumtojmë në librat e krishterë do të gjejmë mbështetje të fuqishme për mos festimin e saj, po ashtu edhe në besimin islam një rast të mirë për besimtarët mysliman.
Sikur t’i drejtohemi besimtarëve të krishterë me këtë thënie a do të ishte e mjaftueshme për ta:
“ Me ngulmim, në emër të Zotit, po ju them: ju s’duhet të jetoni më si pagan… meqë nuk e njohin Perëndinë dhe s’duan të din gjë për Të, janë të verbër për të vërtetën dhe s’kanë asnjë pjesë në jetën e vërtetë e cila vjen nga Perëndia…”[2]
Po ashtu një rast i mirë për të kuptuar të vërtetën sa nuk është bërë vonë është edhe ajeti kuranor ku Allahu xh.sh. thotë:
“ O besimtarë, mos bëni asgjë para (se të orientoheni në udhëzimet e) Zotit dhe të dërguarit të Tij, keni kujdes Allahun, se me të vërtetë Allahu i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha”.[3]
Dhe tani a ia vlen që kjo festë të kremtohet me aq mjeshtri dhe alarmimet, a ja vlen që në këtë natë të shkëmbehen urime si asnjëherë më parë, shpenzime si asnjëherë më parë. Po a ia vlen që besimtari vetëm brenda një nate të krijoj harmoni dhe gëzim në familje dhe të shtroj darka mbretërore për nderë të kësaj feste. Ku është mbretëria e festës së Bajramit, ku është mbretëria e Ditës së Flamurit e cila para disa ditësh trokiti në dyert tona, ku janë atdhetarët tan që nuk i dhanë jehon sa kësaj feste, po ashtu mediat, shtëpitë e modës e të bëjnë një zbritje për nderë të kësaj feste. Mjerisht shumë mbrapa jemi, i shohim të tjerët dhe harrojmë vetveten, merremi me ta sikur të na ishin hyjni të kohës.
A nuk është marri për të krishterët të mburren me këtë festë e cila nuk ka bazë në besimin e tyre, po ashtu edhe për besimtarët mysliman a nuk është marri të cilët nuk krenohen me Vitin e Ri mysliman, por me paganizmin shekullor. Vërtet jemi larg çdo përmirësimi dhe mendojmë se jemi të paluhatur në besimin ton. Sikur të bënim një intervistë me qytetarët e Kosovës se kur është Viti i Ri mysliman?, nuk do të çuditesha nëse nuk përgjigjen fare, ose nuk të thotë po për çfarë viti të ri është fjala?. Mos u hamend kështu është. Ne nuk dëshirojmë të besojmë se kështu mund të jetë, por ja që është. Festa e bajramit nuk ka alarmime në media dhe nuk është festë e dehjes dhe kënaqësive shtazarake, por festë e solidaritetit dhe tolerancës. Në këtë festë ku secili mendon për vëllanë e tij se a ka diç në sofër për të ngrënë, po ashtu nuk insiston në posaqësi për nderë të kësaj feste, përkundrazi festë e cila kërkon nga besimtari solidaritet dhe harmoni brenda anëtarëve të shoqërisë. Po Viti i Ri krejt ndryshe është nga kjo festë sepse ajo nuk na i jep këto rregulla të kodit të mirësjelljes me anëtarët e shoqërisë, por na vije një Baba Dimër që emrin e vërtet e ka Shën… apo edhe cili të jetë emri i tij qëllimi nuk ndryshon ai është i njëjtë, shkatërrim, mizori, vuajtje.
Brenda kësaj nate nuk mund të mendohet se sa mund të arrij numri i mbytjeve qofshin në bare të ndryshme ku çmenduria blihet me shishe, apo edhe në trafiqe si rezultat i kësaj të parës. Po kush është fajtor për këtë? Jemi NE, sepse ne jemi ata të cilët përkrahëm dhe ende përkrahim çdo festë pagane, sepse kjo na është imponuar si një imperativ prej kohësh dhe jo sot. Unë mbajë mend se si e vogël, gjithmonë dëgjoja gjyshërit e mi kur thoshin se dajët do të vijnë për Vitin e Ri, për Shëngjergj, ngase vetëm në këto festa ata mund të lirohesh nga puna sepse ishin pjesë e një jete laike, sigurisht Bajrami, dhe Ramazani nuk festohej te ata, prandaj ne jemi ata që ia rritëm namin kësaj feste gjithmonë duke pritur më të dashurit tanë, por në të njëjtën kohë duke tretur gradualisht festat tona. Tash nuk mund të themi se kjo nuk e ka fillin diku dhe që na mbiu vetvetiu, por ajo na mbiu dhe ne e përkrahëm, dhe vazhdojmë ta përkrahim mjerisht. Kjo është politika masono-kryqtare që vazhdimisht punon, për të mbisunduar kokat e muslimanëve. Tashmë uroj që kjo “festë” të mos na gjejë të përgatitur, dhe të bëhemi edhe ne pjesë e kësaj tragjedia. Unë me këtë nuk dua që besimtarët mysliman të vuajnë për nderë të kësaj feste, por së paku të bëhen të vetëdijshëm për atë që mjerisht na është servuar. Tashmë ai që mendon se ka të drejt në këtë drejtim dhe pretendon se ne përbuzim një festë kombëtare le të më kritikoj nëse unë jam gabim, por kjo mos të shërbej për urrejtje. Ne kërkojmë që vetëm të mbesim një shembull i mirë në këtë planet se ndoshta kjo festë mund të na e marr shpirtin ashtu të dehur, dhe imagjino se si do të dalim para Atij që nuk na e la obligim festimin e kësaj feste, por ne bëmë të mirëseardhur. Atëherë të MENDOHEMI, vetëm kjo le të jetë një mesazh për “myslimanët”që e presin këtë natë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.