Vlera e duasë

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

[miptheme_dropcap style=”normal” color=”#222222″ background=””]L[/miptheme_dropcap]utja-Duaja është të kërkuarit e robit mirësi dhe ndihmë nga krijuesi i tij Allahu xh.sh. me një përulësi dashuri dhe madhëri duke i shprehur paaftësinë e tij përball madhërisë së Allahut xh.sh. Duaja-Lutja është nënshtrimi në lutje e cila përmban paaftësinë e robit ndaj Allahut xh.sh. Duaja-lutja, duhet të bëhet me një sinqeritet të madh dhe jo vetëm me zemër por me të gjithë qenien e tij. Duaja-lutja duhet të bëhet në gjendjen mes Havfit-Rexha, gjegjësisht frikës dhe shpresës. Lutja duhet të vijë nga zemra dhe zemra duhet të dridhet me dëshirat e kuptimit që ka duaja.

Duaja- Lutja është ftesa e dërguar drejt Allahut. Duaja-Lutja është pranimi i paaftësisë së njeriut ndaj Krijuesit. Duaja-Lutja është të kuptosh se ti nuk je i mjaftueshëm për asgjë ose i pamjaftueshëm. Duaja-Lutja është shndrimi i trupit të njeriut në gjendje kërkimi. Duaja- Lutja është përgjigjja erdha robi im nga ana e Allahut ndaj një robit i cili e pranon paaftësinë e tij ndaj Zoti. Në Kuran thuhet: “Njeriu është i krijuar për të Lutur për të bërë dua.” Në fakt Duaja-Lutja është qëndrimi bazë i robit kundrejt krijuesit të tij.

Duaja është të kërkosh, nuk ka mundësi të kërkoj një njeri nëse nuk din si dhe çka të kërkoj, të kërkosh donë të thotë të jesh i vetëdijshëm. Të jesh i vetëdijshëm i ndërgjegjshëm dhe të dish të kërkosh donë të thotë të jesh njeri. Ai i cili i njeh kufijtë e vet e din vendin e vet e njeh veten, e njeh edhe Zotin e tij. Njeriu që e din kufirin dhe e din vendin ku e ka din të bëj edhe dua-lutje, sepse e din se është rob dhe se Allahu është Zot i tij. Duaja nuk ka ndonjë kohe dhe vend të caktuar bëhet në çdo vend dhe kohë. Duaja-Lutja është biseda e zemrës së robit me Allahun. Besimtari duhet të jetë gjithmonë në gjendje përgjërimi ndaj Zotit të tij, si një nevojë e adhurimit. Sepse lutja është adhurim ashtu thoshte Muhammedi a.s. “Duaja-lutja është ibadet.”

Allahu xh.sh. thotë: “E kur robit e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.” (Bekare, 186)

Allahu i drejtohet robërve të vet, duke thënë po qese të pyesin robërit e mi se ku është Allahu thuaji: “Unë jam afër tyre. i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet”, dmth. Le të më luten ata Mua, sepse Unë iu përgjigjem, kush me drejtohet mua, ata të cilët kërkojnë prej meje unë ua jap atë, por edhe ju pranoni atë që unë ua kam dërguar pejgamberin, Kuranin, rahmetin, magfiretin, xhenetin xhehenemin. Ejani pranoni, dhe besoni në to, pa asnjë far kushtëzimi përgjigjuni thirrjes sime me iman ndoshta do të jeni të udhëzuar në rrugën e vërtetë.

Si duhet të bëhet dua-lutja?

Allahu i Madhëruar në Kur’anin famëlartë thotë: “Lutni Zotin tuaj të përulur e në heshtje, pse Ai nuk i do ata që e teprojnë. “ (Araf, 55) Lutja duhet të jetë nga brendësia e zemrës dhe të bëhet me përulje dhe heshtje. Në anën tjetër Allahu duke kërkuar prej robërve të Tij që ti luten thotë: “Thuaj: Zoti im nuk do t’ju përfillte, sikur të mos ishte lutja juaj.” (Furkan, 77) Për shkak të duasë që ia bëjmë Allahut, Ai na vendos në një vend të rëndësishëm, me këtë donë të thotë se, ja për shkak të duasë keni vlerë te Allahu,

Në fakt Allahu me njeriun flet me anë të vahjit-shpalljes ndërsa njeriu me anë të Duasë-Lutjes. Edhe namazi është një lloj i lutjes por i shndërruar në lëvizje. Namazi i përmban të gjitha lëvizjet mikro dhe makro kozmike. Allahu nuk i Do ata që e teprojnë- në fakt ata që e teprojnë janë ata që nuk i luten Zotit, ata që nuk i luten Zotit dmth. nuk kanë nevojë për të, si rrjedhojë e kësaj nuk e njeh Zotin. Nuk e din se çfarë mëshire merhameti mirësie ka Ai. Në qoftë se e dinë por përsëri nuk bën dua kjo donë të thotë se nuk e pranon këtë. Faktikisht e tepron e kalon kufijtë që i është dhënë. Ata që e dinë dhe e njohim madhërinë e Allahut e dinë se sa të vegjël janë. Ose me fjalë tjera ai që e din ku e ka vendin kufirin, e dinë se Allahu është i pakufishëm dhe nuk ka as fillim as mbarim., dhe për këtë kërkon ndihmë nga Ai i lutet vetëm Atij

Kushtet e pranimit të duasë

Falënderim Allahut dhe salavat pejgamberit 2. Pranimi i mëkatit 4. Vendosmëria në Lutje 5. Insistimi në dua (të bëhet pandërprerë) 6. Duaja (lutja) të bëhet me fjalë që kanë kuptim përmbledhës. 7. Të filloj duaxhiu prej vetvetes 8. Zgjedhja e kohës së përshtatshme- Prej kohëve më të përshtatshme për dua është fundi i natës, koha mes ezanit dhe ikametit, koha kur gjendemi në sexhde, kur jemi të brengosur, pas ikindisë në Ditën e xhuma, në Ditën e Arafatit, koha kur bie shi, para iftarit, dhe 10 ditët e fundit të Ramazanit
Bindja se do ti përgjigjet- Transmetohet nga Ebu Hurejre ra.s. se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Luteni Allahun duke qenë të bindur se Ai ju përgjigjet.” që donë të thotë: Të besoni se Allahu xh.sh. nuk ua ndërpret të mirat e Tij. Se bujaria e Tij është e gjerë, dhuntia e Tij është e madhe dhe atë sa herë që lutësi lutet. Shpresa e tij e mban dhe lutja e tij është e sinqertë. Kjo ngase, nëse shpresa e duaxhiut (në Allahun) nuk është e fortë, duaja e tij nuk është e sinqertë.

Ka njerëz të cilët bëjnë shumë dua por u ka hy në mendje se duaja e tyre nuk është e pranuar ose nuk pranohet, kjo është një keqkuptim i asaj se nuk pranohen duatë. Por përkundrazi duhet që ta dimë se çka do të thotë pranim i duasë. Muhammedi a.s. thotë: “Besimtarë duke bërë dua përveç se të bëjë ndonjë gjynah dhe ti pres lidhjet farefisnore atyre nga ana e Allahut u jen tre 3 gjëra:” 1. I jepet ajo çka ka kërkuar në duan. 2. Për duan ja largon ndonjë fatkeqësi që e ka pasur t’i ndodhet. 3. Ose në ahiret i shkruhen shumë sevape.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-