Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, deklaroi se barrikadat e vendosura nga serbët në veri, duhet të hiqen, në mënyrë që sipas saj, të ulet përshkallëzimi i situatës.
Ajo shkroi në Twitter të hënën se rivendosja e paqes dhe e stabilitetit në Kosovë, duhet të jetë prioritet.
“Rivendosja e paqes dhe e stabilitetit në veri të Kosovës duhet të jetë prioritet. Sidomos sulmet ndaj EULEX-it. Unë pres që barrikadat e serbëve të Kosovës të çmontohen si ulje e përshkallëzimit. Mbështetje e plotë për dialogun, i udhëhequr nga BE-ja”, shkroi ajo.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se të enjten do t’i dërgojë kërkesë komandantit të KFOR-it, për të lejuar kthimin e forcave ushtarake dhe policore në Kosovë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.