Taulant Xhaka e ka pranuar gabimin e tij dhe pas diskutimit me trajnerin e ri Christian Panucci, ai do të rikthehet të jetë pjesë e skuadrës përfaqësuese.
Xhaka u raportua se ka prishur raportet edhe me trajnerin e ri të kuqezinjve, duke refuzuar të kthehet në kombëtare pas përjashtimit që i bëri ish-përzgjedhësi Gianni De Biasi. Megjithatë, kjo është mohuar nga lojtari.
“Kohët e fundit janë shkruar shumë gjëra të pavërteta dhe të fryra në media. Unë asnjëherë nuk kam thënë se do të largohem nga Kombëtarja. Kam qenë dhe do të jem përgjithmonë një Kuqezi me zemër”, ka thënë Xhaka për tch. “Dua t’i uroj trajnerit të ri Christian Panucci suksese në këto dy ndeshje të radhës. Do ta ndjek si gjithmonë që nga sekonda e parë ndeshjen e përfaqësueses sonë. Vërtetë nuk do të mundem të jem në këto dy ndeshje, por me shpirt dhe me zemër mbetem gjithmonë brenda kësaj kombëtareje. Pres me padurim që t’i rikthehem skuadrës”.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.