Opoja.net

Xheladini i bindur se Supremja do ta shpallë fitues: Më është marrë fitorja nga duart

Kandidati i LDK-së në Dragash, Behxhet Xheladini, ka treguar më shumë detaje lidhur me ankesën që kanë dorëzuar në Gjykatën Supreme pas vendimit të PZAP-së për anulimin e votave nga diaspora.

Ai, në një konferencë për media, tha se vendimi i PZAP-së ishte skandaloz, derisa insiston se procesi i votimit nga diaspora ka qenë i pastër si loti.

137

Sa i lexoni lajmët në Portalin Opoja.net ?

Faleminderit për përgjigjen tuaj!

“Ne bashkë me ekspertët e LDK-së kemi përgatitur ankesën të cilën e kemi dorëzuar para pak çastesh në Gjykatën Supreme. Kjo ankesë vjen pas vendimit të PZAP-së për anulimin e votave nga diaspora. Kësaj ankese ia kemi bashkangjitur të gjitha provat që vërtetojnë se procesi zgjedhor nga ana e mërgatës tonë ka qenë plotësisht i rregullt dhe i pastër si loti. Kemi përgatitur një dosje shumë të gjerë me të cilën do të dëshmojmë para Gjykatës Supreme se vendimi i PZAP-së nuk ka qenë i drejtë dhe ka qenë skandaloz, për shkak se mua më është marrë fitorja në tavolinë”.

Xheladini ka deklaruar se ankesës në Supreme ia kanë bashkangjitur edhe 200 deklarata të votuesve nga mërgata, derisa u shpreh i bindur se Supremja do të vendosë në favor të tij.

“Ne kësaj ankese, përveç tjerash, ia kemi bashkangjitur edhe rreth 200 deklarata të votuesve tanë të mërgatës të cilët pas këtij vendimi kanë qenë jashtëzakonisht të shqetësuar dhe për shkak të pamundësisë që të vijnë këtu, për shkak të kohës së shkurtër, që të vijnë dhe të dëshmojnë pastërtinë e votës së tyre përmes rrjeteve sociale kanë dërguar deklarata të shkruara me dorë. Të gjitha këto deklarata bashkë me listën e personave që janë regjistruar suksesshëm ia kemi dorëzuar Gjykatës Supreme. Jemi të bindur se Gjykata Supreme brenda afatit ligjor prej 72 orësh do të më shpallë kryetar të ardhshëm të Komunës së Dragashit”.

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Abonohu
Raporto