Opoja.net

Xhevxhet Tahiri: Kam kandidu për Dragashin vetëm me tregu që Balli Kombëtar ende është gjallë

Xhevxhet Tahiri nga partia Balli Kombëtar i Kosovë, i cili garon për kryetar të Komunës së Dragashit, i ftuar në Edicionin Zgjedhor ka thënë se kandidimin për këtë pozitë e ka bërë vetëm për për të treguar se Balli Kombëtar nuk është shuar.

“Kam kandidu vetëm me tregu që Balli Kombëtar ende është gjallë”, është shprehur Tahiri.

58
Cilën kandidatë e shihni fituese në raundin e dytë të zgjedhjeve ?

Tahiri ka thënë se kjo komunë është duke prodhuar vetëm kurbetçinj dhe është komuna më e varfër në Kosovë.

“Komuna jonë prodhon vetëm kurbetçinj. Komuna jonë është më e varfra në Kosovë”, ka thënë ai.

Sipas tij duhet një mandat i plotë për t’u realizuar projektet e kaluara që janë premtuar.

“Ka shumë punë komuna e Dragashit me projektet të kalume që s’janë realizue. Duhet një mandati i plotë vetëm projektet me i realizue”, ka thënë ai.

Ai u shpreh se nuk mund të premtohet për zhvillim të bujqësisë e blegtorisë pasi sipas tij, nuk ka blegtori e bujqësi.

“S’mundem me premtu që kemi me zhvillu bujqësinë e blegtorinë se s’ka aty blegtori e bujqësi.. Për blegtori e bujqësi le ta harrojnë, se asnjani nuk e ka ni pulë ose një lopë , e le mo dele, s’kanë me çka lëvdohen këta. Unë i kom të gjitha. Unë i kom 30 copa pula e kom serrën me lula, domate kastarveca”, ka theksuar Tahiri.

“Për bujqësi duhen fara cilësore, për blegtori grumbullimin ku shkojnë i blejnë qengjat, delet edhe t’i hekim me shumicë”.

Sipas tij në Dragash mund të zhvillohet edhe turizmi veror edhe ai dimëror.

“Te ne mundet turizmi veror dhe dimëror me u zhvillue. Verës i kemi bashkëatdhetarët që vijnë, dimrit mundemi me e zhvillu turizmin dimëror se bjeshkët i kemi të përshtatshme”.

“Janë t’u dhanë mendime marramendëse. Ujin ku na e kemi nuk pihet ma, pa u ndërtu ni fabrikë që uji tëe pastrohet të filtrohet. Ma përparësi i kisha dhanë për momentin fshatit Brezne, se s’kanë as ujë të pijshëm as për me u la”.

Komuna e Dragashit, sipas Tahirit, infrastrukturën e ka të përkryer, por që problem ai e sheh mungesën e mjekëve.

Për katër vjet, Tahiri ka paraparë furnizimin e gjithë komunës me ujë të pijshëm.

“Për katër deri pesë vjet krejt komuna do të ketë ujë, katër deri në pesë vjet për me pasë një ujë normal për me e pi njerëzit atje”, është shprehur ai.

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Abonohu
Raporto