Ylli i Bayern Munichut i thotë “po” Përfaqësueses së Kosovës

Opoja.net Opoja.net Sport

Një tjetër talent i madh i futbollit ka pranuar ta përfaqësojë Kosovën.

Bëhet fjalë për mesfushorin në radhët e gjigantit gjerman, Bayern Munich, Benjamin Dibrani, i cili aktivizohet me ekipin U17 të klubit bavarez, përcjell FrontOnline.

Ky i fundit gjatë ditës së sotme ka qëndruar në FFK, ku është pritur nga kryetari Agim Ademi.

Me këtë rast, ai ka konfirmuar se do të jetë pjesë e “Dardanëve”, duke filluar nga ekipi kombëtar U19, teksa ka thënë se ëndrra e tij është që në të ardhmen ta japë kontributin e tij në Përfaqësuesen A të Kosovës.

Ademi i ka dëshiruar mirëseardhje talentit të Bayernit, duke e uruar për një karrierë sa më të suksesshme.

Ai e ka vlerësuar rolin e madh të diasporës shqiptare edhe në aspektin e futbollit, ngase përfaqësimi i Kosovës nga talentet e tillë si Dibrani e vërtetojnë atdhedashurinë e përhershme të mërgimtarëve tanë dhe njëherësh e rrisin cilësinë në ekipet zinxhir të përfaqësueses sonë.

 

Ademi ka theksuar se Kosova gjithmonë do t’i ketë dyert e hapura për të gjithë talentet e futbollit kudo që ata luajnë dhe që kanë dëshirë e vullnet për ta përfaqësuar vendin e origjinës së tyre.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-