Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka konfirmuar se janë nënshkruar 11 marrëveshje në mbledhjen e përbashkët me qeverinë kosovare, raporton Gazeta Sinjali.
Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, Zaev e ka quajtur Kosovën partner të rëndësishme.
“Për Maqedoninë e Veriut, Kosova është një nga partnerët më të mirë”, është shprehur ai.
“Shkëmbimet tregtare presim që këtë vit të kalojnë mbi 400 milionë mes dy vendeve tona. Ne i japim mbështetje dialogut Kosovë-Serbi të udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Mbështesim një marrëveshje për normalizim që kontribuon në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Maqedonia e Veriut është e gatshme t’i ndajë me Kosovë përvojat e veta”, tha ai.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.