Në prag të nisjes së Kupës së Botës, FIFA ka zbuluar shumat marramendëse që do të marrin kombëtaret. Raportohet se gjithsej do të shpërndahen 440 milionë dollarë.
Fituesi i Kupës së Botës do të shpërblehet me 42 milionë dollarë. Kjo është shifra më e lartë që do të ketë marrë ndonjëherë një kombëtare që ka fituar Botërorin. Franca e cila fitoi Kupën e Botës 2018 mori 38 milionë dollarë.
Shifrat që do të shpërndahen
Fituesi i Kupës së Botës: 42 milionë dollarë (më shumë se 40 milionë euro).
Skuadra e dytë: 30 milionë dollarë ( 29 milionë euro).
Skuadra e vendit të tretë: 27 milionë dollarë (26 milionë euro)
Skuadra e vendit të katërt: 25 milionë dollarë (24 milionë euro).
Ekipet e renditura nga e pesta në të tetën: 17 milionë dollarë për ekip (më shumë se 16 milionë euro); 68 milionë dollarë në total.
Ekipet e renditura nga e nënta deri në të gjashtëmbëdhjetën: 13 milionë dollarë për ekip (afërsisht 12.5 milionë euro); 104 milionë dollarë në total.
Ekipet nga vendi i 17-të në vendin e 32-të: 9 milionë dollarë për ekip (pothuajse 8.5 milionë euro); 144 milionë dollarë në total. /Demokracia.com
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.