Zëvendësja e Gërvalles: 30 mijë biznese në Gjermani kanë pronarë shqiptarë

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Diaspora mbetet një nga shtyllat e Kosovës dhe kjo në shumë drejtime. Remitencat janë një nga ato ndihmesa.

Në anën tjetër, Kosova ka vazhduar që edhe këtë vit ketë organizime të ndryshme në mënyrë që diaspora të ndihet sa më mirë në pushimet e verës.

Megjithatë, tashmë shqiptarët në diasporë janë shndërruar edhe në sipërmarrës ku vetëm në Gjermani, janë rreth 30 mijë biznese me pronarë shqiptarë, apo me bashkëpronarë shqiptarë.

Zëvendësministrja e Punëve të jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, në intervistë për RTK-në deklaron se arsyeja përse diaspora është temë, kjo ndodhë për shkak të trendëve në rritje, kur ata kanë dalë në vendet e tjera, dhe në vendin e origjinës sjellin mënyrën e re të punës dhe i kombinojnë ato me vendin e origjinës.

“Nëse një biznesmen gjerman ka një partner të mirë ne biznes, atëherë në Kosovë, ai mund të investojë këtu për shkak të besimit të krijuar mes tyre”, thotë Gashi për RTK-në.

Ajo tha se Kosova çalon tek pjesa e statistikave.

“E këtu, në vitin që vjen pritët të bëhet regjistrimi dhe kjo do të ishte ndihmesë për bizneset”, u shpreh Zëvendësministrja Gashi.

Ajo tha se qeveria synon që me komuna të Kosovës të ketë partneritet më të zgjeruar.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-