Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shtojca
    • Kultura & Arti
    • Shëndeti
    • Teknologji
    • Kuzhina
    • Kuriozitete
  • Ide
    • Opinione
    • Intervista
    • Personazhe
    • Talentet
  • Shpallje
  • Blogu i ditësLIVE
Kërko
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontribo
  • Raporto
  • Privacy Policy
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Duke lexuar: Zgjidhjen e problemit me ujë e premtojnë kandidatët për kryetar të Dragashit
Ndaje
Notification Shfaq më shumë
Blogu i ditës
Motër e vëlla, Erjona dhe Erioni u pranuan në Fakultetin e Mjekësisë si të parët në listë
Motër e vëlla, Erjona dhe Erioni u pranuan në Fakultetin e Mjekësisë si të parët në listë
12:42 | 11.08.2022
Pas 3-5 vjetëve, Kosova si shtetet e BE-së do të kërkojë punëtorë të huaj
Pas 3-5 vjetëve, Kosova si shtetet e BE-së do të kërkojë punëtorë të huaj
12:37 | 11.08.2022
Rritet çmimi i vezëve, arrin në 4.26 euro kompleti
Rritet çmimi i vezëve, arrin në 4.26 euro kompleti
12:28 | 11.08.2022
Presidenti i FFK: Federata nuk ndërton stadiume, nuk harxhojmë asnjë cent
Presidenti i FFK: Federata nuk ndërton stadiume, nuk harxhojmë asnjë cent
01:36 | 11.08.2022
41 mijë pensionistë nuk shkuan të lajmërohen se janë gjallë, mund të mbesin pa para
41 mijë pensionistë nuk shkuan të lajmërohen se janë gjallë, mund të mbesin pa para
01:35 | 11.08.2022
Aa
Opoja.netOpoja.net
Aa
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shtojca
  • Ide
  • Shpallje
  • Blogu i ditësLIVE
Kërko
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shtojca
    • Kultura & Arti
    • Shëndeti
    • Teknologji
    • Kuzhina
    • Kuriozitete
  • Ide
    • Opinione
    • Intervista
    • Personazhe
    • Talentet
  • Shpallje
  • Blogu i ditësLIVE
Follow US
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Opoja

Zgjidhjen e problemit me ujë e premtojnë kandidatët për kryetar të Dragashit

Opoja.net
Opoja.net 19:57 | 30.09.2021
Ndaje
Zgjidhjen e problemit me ujë e premtojnë kandidatët për kryetar të Dragashit
Ndaje

Zgjidhjen e çështjes së mungesës së ujit të pijshëm në 15 fshatra të komunës së Dragashit, përfshirë edhe qytezën, po e premtojnë kandidatët për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Për ujësjellësin kryesor ishin hapur dy tenderë, ndërkohë që tenderi i dytë i hapur para 4 vitesh në vlerë prej 2 milionë euro, është anuluar tetë herë radhazi.

Kryetari aktual i Dragashit, i cili rikandidon për një mandat tjetër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shaban Shabani, ka thënë në “Zgjedhjet në KOHË” të KTV-së se çështja e ujësjellësit ka mbetur peng i procedurave të përzgjedhjes së operatorit ekonomik.

Sipas tij, dy pjesë të ujësjellësit janë kryer, ndërkohë që ka mbetur edhe pjesa e tretë për të përfunduar.

“Çështja e ujësjellësit ka mbetur peng i procedurave të përzgjedhjes së operatorit ekonomik. Dy pjesë të ujësjellësit janë kryer, ka mbet pjesa e tretë pa kryer, si duket nuk e ka pas një rrjedhë të mbarë. Ka pasur ankesa nga operatorë ekonomik, në OSHP. Ankesa është vlerësuar e bazuar dhe është kthyer. Janë vendimet e Komisionit, Komisionet janë marrë katër vite me këtë çështje. Për këtë lëndë janë njoftuar të gjitha instancat, është trajtuar edhe nga Prokuroria e Shtetit, vendimi i kësaj është se nuk ka arsye të zhvillohen procedura ndaj zyrtarëve të tjerë. Mua nuk më takon t’i vlerësojë vendimet e tyre mirëpo OSHP-ja është përgjegjëse, pasi OSHP-ja ka mundur ta anulojë tenderin”, ka thënë Shabani.

Duke folur për prioritetet e tij në mandatin tjetër, ai ka thënë se bujqësia, blegtoria, turizmi dhe mbështetja e ndërmarrjeve të vogla e të mesme, do të jenë prioritetet kryesore.

Bexhet Xheladini kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Dragashit, e ka quajtur dështim të komunës, çështjen e ujësjellësit.

Ai ka thënë se burimi dhe mjetet financiare kanë ekzistuar, dhe se sapo ta marrin pushtetin do ta zgjidhin këtë problem që në vitin e parë.

“Komuna në këtë rast ka dështuar dhe nuk ka mundur që 10 vite ta zgjidhë këtë problem. Burimi ka ekzistuar, mjetet financiare po, mirëpo këta në vlerësim kanë vendosur ndryshe dhe çdo herë, 9 herë OSHP-ja ia ka rikthyer në rivlerësim. Ne posa ta marrim pushtetin këtë problem do ta zgjidhi në vitin e parë, pasi te unë ekziston një vullnet që të kryhet kjo punë, problemi është vetëm te dëshira”, ka thënë ai.

Sa i përket programit të tij qeverisës, Xheladini ka thënë se në fokus ka zhvillimin ekonomik dhe zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, duke i ndihmuar bujqit me subvencione shtesë nga buxheti i komunës.

Kaltrina Salihu, kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Dragashit, ka thënë se mungesa e transparencës është shkaku kryesor i zgjatjes së tepër të procesit për ndërtimin e ujësjellësit në këtë komunë.

Sipas saj, komisioni nuk ishte në gjendje të mbronte vendimin fillestar para Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

“Shkaku kryesor i këtij problemi të tejzgjatur është mungesa e transpartencës. Me rekomandim të OSHP-së kjo vjen disa herë në rivlerësim dhe Komisioni nuk është në gjendje të mbrojë vendimin fillestar. Me ne në qeverisje do të bëhet angazhimi i ekspertëve të jashtëm dhe lobimi i fuqishëm në kuadër të OSHP-së në mënyrë që të merret vendimi përfundimtar që të zhbllokohet procesi. Përveç ujësjellësit të projektit të 15 fshatrave, qytetarët kanë problem edhe me sistemin e ujësjellësit në secilin fshat”, është shprehur Salihu.

Ajo ka bërë të ditur se sistemi i kanalizimit dhe menaxhimi i mbeturinave e ndriçimi publik edhe në fshatra, do të jenë disa prej prioriteteve të saj, gjatë mandatit katër vjeçar.

Xhevdet Tahiri, kandidat i Ballit Kombëtar për kryetar të komunës së Dragashit, ka deklaruar se edhe për këtë subjekt politik, prioritet do të jetë uji.

“Prioritet për ne është uji, që është në mungesë të madhe, do ta bëjmë trajtimin e ujërave të zeza, resurse të ujit kemi mjaftueshëm”, ka thënë Tahiri.

Ai ka shtuar se nëse vjen në pushtet në Dragash, do të bëjë urbanizimin e Bjeshkëve të Sharrit, në mënyrë që të tërheqin turistët, pasi siç ka thënë, pa zhvillim të turizmit, nuk ka zhvillim as të bujqësisë dhe blegtorisë.

Ndërkaq, Agron Gashi, kandidat i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës për kryetar të kësaj komune ka thënë se prioritet do ta ketë ujin, pasi 15 fshatra sipas tij, janë në pritje të ujësjellësit.

“Prioriteti ynë do të jetë rreth ujit, ku 15 fshatra janë në pritje të këtij burimi natyror. Këtu ka një adresë ka një qëndrim, sepse raporti i Auditorit të brendshëm ka treguar se ka pasur tenderime joreale dhe gjithçka ka shkuar nëpërmjet OSHP-së”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, prioritet do të jenë edhe Bjeshkët e Sharrit dhe shfrytëzimi i resurseve si pasojë e pozitës gjeografike që ka Dragashi.

Ai ka përmendur edhe bimët aromatike që gjenden në hapësirën e kësaj komune, për të cilat, siç ka thënë, i kërkon edhe BE-ja dhe kanë një kosto të lartë.

Komuna e Dragashit ka një sipërfaqe prej 435 metra katrorë dhe ka 35 fshatra. Kjo komunë ka afro 34,000 banorë e mbi 38,000 votues.

130

A jeni optimist se Kosovës do t'i hiqen vizat këtë vit?



Opoja.net 19:57 | 30.09.2021
Shpërndaje:
Ndaje Ciceroje Whatsapp Whatsapp Kopjo lidhjen
Në Dragash mbahet koncerti për nder të mërgimtarëve
Opoja

Në Dragash mbahet koncerti për nder të mërgimtarëve

10:25 | 10.08.2022
Kryetari Xheladini vizitoi disa Qendra kryesore në Komunën e Dragashit
Opoja

Kryetari Xheladini vizitoi disa Qendra kryesore në Komunën e Dragashit

23:26 | 4.08.2022
Konflikt në komunikacion/ Burrat në Dragash rrihen në mes të rrugës
Opoja

Konflikt në komunikacion/ Burrat në Dragash rrihen në mes të rrugës

21:32 | 2.08.2022
Motër e vëlla, Erjona dhe Erioni u pranuan në Fakultetin e Mjekësisë si të parët në listë
Motër e vëlla, Erjona dhe Erioni u pranuan në Fakultetin e Mjekësisë si të parët në listë
Talentet
Pas 3-5 vjetëve, Kosova si shtetet e BE-së do të kërkojë punëtorë të huaj
Pas 3-5 vjetëve, Kosova si shtetet e BE-së do të kërkojë punëtorë të huaj
Kosova
Rritet çmimi i vezëve, arrin në 4.26 euro kompleti
Rritet çmimi i vezëve, arrin në 4.26 euro kompleti
Ekonomi
Presidenti i FFK: Federata nuk ndërton stadiume, nuk harxhojmë asnjë cent
Presidenti i FFK: Federata nuk ndërton stadiume, nuk harxhojmë asnjë cent
Sport

Ju gjithashtu mund të lexoni

Në Dragash mbahet koncerti për nder të mërgimtarëve
Opoja

Në Dragash mbahet koncerti për nder të mërgimtarëve

1 Min. Leximi
Kryetari Xheladini vizitoi disa Qendra kryesore në Komunën e Dragashit
Opoja

Kryetari Xheladini vizitoi disa Qendra kryesore në Komunën e Dragashit

1 Min. Leximi
Konflikt në komunikacion/ Burrat në Dragash rrihen në mes të rrugës
Opoja

Konflikt në komunikacion/ Burrat në Dragash rrihen në mes të rrugës

1 Min. Leximi
Aksident në Trokan të Dragashit (Video)
Opoja

Aksident në Trokan të Dragashit (Video)

1 Min. Leximi

Blogu i ditës

Motër e vëlla, Erjona dhe Erioni u pranuan në Fakultetin e Mjekësisë si të parët në listë
Motër e vëlla, Erjona dhe Erioni u pranuan në Fakultetin e Mjekësisë si të parët në listë
12:42 | 11.08.2022
Pas 3-5 vjetëve, Kosova si shtetet e BE-së do të kërkojë punëtorë të huaj
Pas 3-5 vjetëve, Kosova si shtetet e BE-së do të kërkojë punëtorë të huaj
12:37 | 11.08.2022
Rritet çmimi i vezëve, arrin në 4.26 euro kompleti
Rritet çmimi i vezëve, arrin në 4.26 euro kompleti
12:28 | 11.08.2022
Presidenti i FFK: Federata nuk ndërton stadiume, nuk harxhojmë asnjë cent
Presidenti i FFK: Federata nuk ndërton stadiume, nuk harxhojmë asnjë cent
01:36 | 11.08.2022
41 mijë pensionistë nuk shkuan të lajmërohen se janë gjallë, mund të mbesin pa para
41 mijë pensionistë nuk shkuan të lajmërohen se janë gjallë, mund të mbesin pa para
01:35 | 11.08.2022
Shfaq më shumë

Impressum

Materialet në Portalin OPOJAnet nuk mund të përdoren. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit OPOJAnet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 – 2022  Agjencia e lajmeve lokale OPOJAnet

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:

Kontakti

OPOJAnet B.I

Rr. Rexhep Krasniqi B10 Ob,A4 Nr.01, Prishtinë

  • 045/ 563-059
  • informata@opoja.net
  • marketing@opoja.net
40.5k Like
6k Follow
10.3k Follow
275k Subscribe

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?