Zhbllokohen nga bora të gjitha rrugët e Dragashit!

Opoja.net Opoja.net Uncategorized

Pas disa ditësh, që kur bora mbuloi territorin e komunës së Dragashit, mësohet se të gjitha fshatrat janë zhbllokuar dhe, ndonëse me vështirësi, qarkullimi i automjeteve mund të zhvillohet.

Kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, tha sot për redaksion tonë se jeta në këtë komunë po vjen duke u normalizuar, falë angazhimit të pandërprerë të punëtorëve që ka angazhuar qeveria lokale. “Është më se normale që krijohen vështirësi në këto rrethana, por angazhimi ynë nuk ka munguar.

Nga ana tjetër, banorët thonë se nuk kanë ndenjur duarkryq. Ata janë mobilizuar maksimalisht që t’i hapin rrugët e vendbanimeve të tyre.Shembull i njëjtë po ndiqet nga të gjith banoret e fshatrave të tjerë të zonës se Sharrit.

Ndërsa Bora ka shfaqur veshtirësit e saja edhe në fshatin më të madh të Opojës/Dragashit, Bresanë, për shkak të defekteve në ujësjellësin e instaluar muaj më parë, këto ditë banorët janë ankuar se kanë mbetur totalisht pa ujë, pavarësisht se nëpër fshat kalon lumi me përplot ujë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-