Opoja.net

Zhvillime të papritura në Dragash, Vetëvendosje tërhiqet nga koalicioni me LDK-në

Vetëvendosje si dakordim për këtë koalicion kishte marrur kryesuesin e Kuvendit Komunal të Dragashit.

LVV është tërhequr nga formimi i një koalicioni me LDK-në duke deklaruar se do të qëndrojnë në opozitë gjatë këtij mandati.

71

Cila mendoni së është më e mira për daljen nga krizën energjetike ?

LVV thotë se gjatë takimeve me kryetarin e zgjedhur të komunës nuk kanë parë seriozitet në ndryshimin e mantalitetit qeverisës.

“Si qendër e Lëvizjes Vetëvendosje në Sharr, në balotazhin e 14 nëntorit, vendosëm që të kontribuojmë për ndryshimin që i duhej komunës tonë. Në suaza të kësaj, me partinë fituese të zgjedhjeve, LDK-në, kemi nënshkruar një marrëveshje koalicioni e cila fokusin themelor e ka tek parimet e qeverisjes”.

“Dega e LDK-së në Sharr, përmes takimeve zhvilluar sëfundmi, përfshirë krerët e saj, e përgjatë ditës së djeshme edhe me kryetarin e komunës, na e thanë qartazi që nuk e kanë seriozisht ndryshimin në komunë, duke mos respektuar marrëveshjen për koalicionin qeverisës”.

Megjithatë LVV thotë se nuk janë penduar që kanë dhënë kontributin e tyre në rrëzimin e PDK-së në ëktë komunë.

“Ne jemi të bindur që vendimi ynë për ta dërguar PDK-në në opozitë ka qenë i duhur, i drejtë dhe mëse i nevojshëm. Ashtu sikurëse jemi të bindur që ndryshimi në komunë duhet të jetë substancial e përmbajtësor”.

“Jo se prisnim shumë më ndryshe, por mbështetja jonë, më shumë se sa për fitoren e LDK-së ishte përmbushje e një obligimi ndaj më shumë se 2300 votuesëve të cilët na deleguan përgjegjësi përtej së qëndruarit neutral në periudhën e balotazhit”.

LVV thotë se pas zhvillimeve të fundit në këtë komunë, nuk ka kuptim që ata të përfshihen në ekzekutiv.

“Meqë dega e LDK-së në Sharr nuk e ka seriozisht ndryshimin dhe shenjë për këtë është shkelja mbi parimet e marrëveshjes që mundësoi ndërrimin e qeverisjes në komunë, nuk ka më kuptim që si Lëvizje Vetëvendosje të përfshihemi në një ekzekutiv të tillë komunal”.

“Ka shumë punë për ta arritur ndryshimin e vërtetë në komunën tonë. Lëvizja Vetëvendosje në Sharr do të jetë në opozitë përgjatë 4 viteve të ardhshme, duke mbrojtur interesin publik e duke përcjellur me vëmendje secilin hap që do ndjekë qeverisja aktuale”, thuhet në fund të reagimit të LVV-së.

Kujtojmë LVV kishte mbështetur zyrtarisht kandidatin e LDK-së në balotazh.

Pas zgjedhjeve LDK mbështeti kandidatin e LVV për kryesues të Kuvendit Komunal të Dragashit./Telegrafi/

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net