Zhvilloi 20 minuta kundër Liverpoolit, kështu vlerësohet Milot Rashica

Opoja.net Opoja.net Sport

Liverpooli është kualifikuar për në rundin tjetër të Kupën EFL pas fitores kundër Norwich Cityt.

“Të Kuqtë” fituan 0:3 në udhëtim te Norwichi në kuadër të rundit të 1/16 së finales, përcjell FrontOnline.

Futbollisti më i vlerësuar i ndeshjes sipas sajtit prestigjioz të vlerësimeve “Whoscored.com” ishte Minamino që realizoi dy gola. Japonezi mori notën 8.7.

Lojtari me notën më të dobët ishte portieri vendas, Gunn që u vlerësua 5.2.

Milot Rashica që u inkuadrua në 20 minutat e fundit të ndeshjes u vlerësua me notën 6.2./FrontOnline/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-