Opoja.net

Zidane: Nuk jap dorëheqje

Zinedine Zidane ka insistuar se ai nuk do të largohet nga Real Madridi, edhe pse pësoi humbje 2-0 në takimin e dytë në Ligën e Kampionëve.

Los Blancos ishin mposhtur edhe në shtëpi nga skuadra katalunase, derisa mbrëmë rrezikuan kalimin e fazës së grupeve.

Kampioni i La Ligës nuk po kalon nëpër një formë të mirë as në kampionat e as në Evropë, mirëpo Zidane ka bërë të ditur se ai nuk e mendon dorëheqjen.

“Nuk do të jap dorëheqje”, ka thënë strategu francez. “Ne ishim shumë më të mirë në pjesën e parë, por na munguan golat”.

“Kemi bërë presion të mirë, kemi luajtur mirë. Topi nuk hynte brenda në portë. Kishim shanse dhe kemi goditur shtylla, mirëpo gjërat më pas u komplikua”.

“Jam i fortë dhe do jap gjithçka nga vetja. Mendoj se e kemi merituar të fitojmë. Kishim shanse. Nuk duhet t’i ulim kokat. Nëse keni një ecuri të keqe, ju duhet të vazhdoni”, ka shtuar më tej Zidane.

Real Madridit tani i duhet të mposhtë Borussia Monchegaldbachun, në mënyrë që të ketë mundësi që të kalojë fazën e grupeve.

The post Zidane: Nuk jap dorëheqje appeared first on FaktePlus.

Griezmann tashmë ka vendosur kur do të largohet nga Barcelona dhe ku do të transferohet

Merlinda Guraj

Eriksen ka vendosur defibrilator kardioverter, por karriera e tij në Serie A është në rrezik

Merlinda Guraj

Romelu Lukaku: Kam kërkuar ta takoj Eriksenin, trajneri i tij më dha leje

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net