Zvicër, Angli, Çeki, Suedi dhe Francë kalojnë në fazën tjetër të “Euro 2020”

Opoja.net Opoja.net Sport

Sonte (e diele) mbaroi xhiro e tretë për grupin B dhe C.

Belgjika, Danimarka, Holanda dhe Austria janë katër skuadrat që u kualifikuan në raundin tjetër, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, falë rezultateve të sotme edhe tri skuadra kanë siguruar kalimin në raundin tjetër.

Bëhet fjalë për Zvicrën, Anglinë, Republikën Çeke, Suedinë dhe Francën që kanë të grumbulluar nga katër pikë, një më shumë se Ukraina dhe Finlanda që kanë nga tre pikë dhe renditën në pozitën e tretë.

Disa prej tyre ende nuk kanë zhvilluar ndeshjen e fundit në fazën grupore, mirëpo pavarësisht se si do të jetë rezultati, ato do jenë pjesëmarrëse në fazën e 1/16 së finales.

Ndërkohë, këtë të mërkurë përfundojnë të gjitha ndeshjet në fazën e grupeve./Lajmi.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-