1 muaj arrest shtëpiak, për të dyshuarin që e goditi me thikë viktimën pas një zënke banale

Opoja.net Opoja.net Kronika

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohë zgjatje prej një (1) muaji të pandehurit me iniciale S.M, nga Prizreni, e cila masë do të llogaritet prej kohës së ndalimit me datë 17.02.2018,dhe do të zgjasë deri më datën 17.03.2018, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 188 par.2 të KPRK-së.

Sepse me datën 17.02.2018, rrethe orës 11:20 minuta, në lagjen “Arbana” i shkakton lëndime trupore të dëmtuarit me iniciale SH.B. në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ka qenë duke kaluar me veturën e tij të markës “BMË” në afërsi të shkollës, papritmas nga një shtëpi i ka rënë një top futbolli në kapakun e motorit të veturës, i njëjti del për të shikuar në ato momente papritmas vjen i pandehuri i cili fillimisht e ofendon të dëmtuarin e pastaj nga xhepi i nxjerr një thikë – mjet i përshtatshëm për shkaktimin e lëndimeve trupore, me të cilën e godet të dëmtuarin, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, njofton zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj…

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-