Dragash, nisin punimet në rrugën Brezne–Koritnik dhe ndërtimi i stadiumit në Kosavë

Opoja.net Opoja.net Opoja

Kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar për fillimin e disa projekteve infrastrukturore në këtë komunë, të cilat përfshijnë rehabilitimin e rrugëve, ndërtimin e një stadiumi dhe përmirësimin e kushteve për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe turistike.

Sipas Xheladinit, ka filluar ndërtimi dhe rehabilitimi i rrugës Brezne–Koritnik TAKE-OFF, projekt që synon përmirësimin e infrastrukturës dhe qasjes në këtë zonë, si dhe krijimin e kushteve për organizimin e garave të paraglajdingut.

Po ashtu, kanë nisur punimet për ndërtimin e stadiumit në fshatin Kosavë.

Një tjetër projekt që ka filluar të realizohet është rehabilitimi i rrugës dhe ndërtimi i mureve mbrojtëse në segmentin Zaplluxhe–Guri i Zi. Këto ndërhyrje synojnë trajtimin e dëmeve të shkaktuara nga rrëshqitjet e dheut si pasojë e vërshimeve.

Xheladini ka bërë të ditur se të gjitha këto projekte financohen nga Granti i Performancës.

Sipas tij, investimet synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurisë, si dhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e sportit dhe turizmit në komunën e Dragashit.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Kontakti

Tel: +377 (45) 563-059

Email: info@opoja.net

marketing@opoja.net

Adresa: Rruga “Adem Jashari” p.n. Dragash

- Reklama-
- Reklama-