Komuna e Dragashit më 2 nëntor të këtij viti ka shpallur njoftimin për kontratë lidhur me kryerjen e shërbimeve të regjistrimit të të gjitha automjeteve zyrtare.
Vlera financiare që është parashikuar të shpenzohet për këto shërbime kap shifrën 25 mijë euro.
Në njoftimin për kontratë autoriteti kontraktues KK-Dragash ka njoftuar operatorët e interesuar ekonomikë që t’i ofrojnë çmimet e tyre vetëm për shërbimin e sigurimit të automjeteve “kurse shërbimet e kontrollit teknik dhe taksat tjera i kryen vetë Autoriteti Kontraktues”.
Afati i fundit për dorëzimin e tenderëve do të jetë 23 nëntori./Opoja.net/
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.