30 ditë paraburgim për burrin që dyshohet se vrau gruan e tij me sëpatë

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Izet Godenit që dyshohet se e ka mbytur gruan e tij me sëpatë gjatë së premtes.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës. Mirlinda Gashi.

“Është mbajtur seanca dëgjimore ku gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit prej 1 muaji nën dyshimin se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë”, tha Gashi.

Ende nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur rasti i rëndë.

E ndjera Sadije Godeni, ishte arsimtare e Gjeografisë në Shkollën Fillore “Dardania”.

Ajo u varros sot në varrezat e qytetit në Prishtinë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-