Në Dragash janë mbajtur aktivitete kundër dhunës në familje dhe shoqëri

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Me përkrahjen e kryetarit të komunës Shaban Shabani, drejtoria e arsimit dhe organizata UN Women i implementuar nga mekanizmi kordinues kundër dhunës në Dragash në fshatin turistik Brod po zhvillohen aktivitete kundër dhunës në familje dhe shoqëri.

Dhuna në familje është një realitet me të cilin duhet të përballen të gjitha organet shtetërore jo vetëm në qytet por edhe në zonat më të largëta të vendit.
Për këtë nevojitet bashkëpunimi i të gjithëve për të kontribuar në luftën kundër këtij fenomeni që prek kryesisht gratë dhe vajzat.

Shpesh dhuna në familje konsiderohet si problem vetëm i familjes por në fakt ai është problem i të gjithë shoqërise dhe si i tillë duhet të trajtohet me kujdes.
Qëllimi kryesor i këtij projekti është avokimi, marrja e masave për parandalimin dhe luftën ndaj dhunës në familje për të shtuar përpjekjet për zbatimin e kuadrit ligjor të sipërcituar,duke bërë të mundur formalizimin e mekanizmit dhe trajtimin e rasteve të dhunës në familje, ashtu edhe rritjen e efektivitetit dhe shërbimeve të nevojshme për t’u ofruar nga anëtarët e tij.

Image may contain: 2 people, people sitting and indoor

Image may contain: 2 people, people sitting, table and indoor

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-