80% e personelit arsimor të vaksinuar, kryetari i SBAShK-ut: Jemi të gatshëm për vitin e ri shkollor

Opoja.net Opoja.net Kosova

Edhe pse kanë mbetur më pak se dy javë që të fillojë viti i ri shkollor, ende mbetet sfidë vaksinimi i mësimdhënësve.

Ashtu si pjesa tjetër e shoqërisë, edhe kjo kategori duket se hezitojnë për t’u vaksinuar. Institucionet vazhdimisht janë duke bërë thirrje për vaksinim, pasi që edhe numri i rasteve pozitive ditëve të fundit ka shënuar një rritje drastike.

Se a do të fillojë procesi mësimor, duket se do të varet edhe nga vaksinimi i mësimdhënësve. Kështu kanë bërë të ditur nga MAShTI ditë më parë.

Prandaj, për këtë MAShTI u ka bërë thirrje punëtorëve të arsimit që të vaksinohen, duke përfshirë edhe ata të nivelit para universitar dhe të arsimit të lartë.

Nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencë dhe Kulturës (SBAShK) kanë thënë se së paku me dozën e parë janë vaksinuar rreth 80 për qind e punonjësve të personelit arsimor.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj për EkonomiaOnline ka thënë se tani janë të gatshëm për vitin e ri shkollor 2021/22.

Po ashtu ai ka thënë personeli arsimor e ai teknik nuk kanë pasur hezitim apo ndonjë ide kundër vaksinës anti-COVID, por se me apelin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) dhe SBAShK-ut ata reaguan pozitivisht dhe çdo ditë vinte e shtohej numri i të vaksinuarve.

Vaksinimi i personelit arsimor mbetet sfidë edhe në Komunën e Suharekës, ku ditë më parë SuharekaOnline ka mësuar se nga 974 të punësuar në këtë profil në Komunën e Suharekës, deri më tani janë vaksinuar rreth 50% e tyre.

Ndryshe vetëm gjatë ditës së djeshme në vendin tonë janë konfirmuar 1,682 raste me COVID-19 si dhe janë regjistruar 11 raste të vdekjes nga ky virus.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-