Nesër orët e para të mësimit në Dragash do të vetdisohen nxënësit rreth Coronavirusit

Opoja.net Opoja.net Opoja

Drejtoria Komunale Arsimit, kërkon që në të gjitha shkollat e Komunës së Dragashit ora e parë e mësimit të ndërrimit të paradites dhe ora e parë e ndërrimit të pasdites nesër (26.02.2020), t’i kushtohet rritjes së vetëdijësimit të nxënësve lidhur me masat parandaluese rreth Coronavirusit, duke u bazuar në materialet dhe udhëzimet e pranuara nga Instituti Kombëtar për Shëndet Publik, të cilat janë shpërndarë nëpër shkolla.

Po ashtu, DKA udhëzon drejtorët e shkollave që t’i pajis shkollat me material higjienik dhe të gjitha institucionet shkollore të bëjnë dezinfektimin e shtuar të të gjitha sipërfaqeve dhe nyjave sanitare.

Dragash
25.02.2020

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-