Biri im, a do ta turpërosh babain tënd përpara All-llahut të Lartë dhe përpara Muhammedit a.s.?

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Mendimtari dhe filozofi i mirënjohur musliman, Muhamed Ikball, në një prej veprave të tij të shumta na ka lënë një histori shumë të veçantë që i kishte ngjarë me babain e tij, në të cilën shfaqet thellësia dhe fuqia e besimit (imanit) në All-llahun xh.sh. nga ana e babait të tij, sikur edhe metodat e vërteta të edukimit islam.

Muhamed Ikball rrëfen: “Një ditë, në shtëpinë tonë, trokiti fortë në derë një lypës dhe unë, atë kohë isha një fëmijë, nuk e përmbajta veten dot dhe e godita me një shkop në kokë, ashtu që të gjitha mjetet dhe materialet që ia kishin dhuruar njerëzit i ranë për tokë dhe iu shpërndanë.

Një gjest i tillë i ra shumë keq babait tim, i cili, me lot në sy, më tha:

“Nesër, në Ditën e Gjykimit, do të tubohet përpara Alll-llahut xh.sh. ummeti i njeriut më të mirë, Muhammedit a.s. Të gjithë njerëzit do të bëhen bashkë: mbretërit, udhëheqësit, të urtët, dijetarët, dëshmorët, por edhe mëkatarët, ndërkohë që do të vijë ky lypës dhe me zë të lartë do të bërtas e do të anëkohet.

Biri im, si do t’i përgjigjem Pejgamberit tonë kur ai do të më pyet: “All-llahu ta dhuroi dhe ta la amanet një djal musliman, kurse ti nuk e pate edukuar me edukatën time, nuk e pate bërë tamam njeri, e ku më besimtar të mirë!” Tani, biri im, paramendoje këtë qortim të Pejgamberit a.s., dhe gjendjen time prej turpi, duke qëndruar midis shpresës dhe frikës! E, pra, a do ta turpërosh babain tënd përpara All-llahut të Lartë dhe përpara të të Dërguarit tonë, Muhammed Mustafasë, s.a.v.s.?!

Andaj, biri im, bëhu bujar dhe bamirës duke i ngjarë Pejgamberit a.s. Ji një lule aromatike dhe një fllad i pranverës së tij dhe merr prej tij, të paktën, një pjesë të edukatës dhe ahlakut që posedonte.

Përzgjodhi dhe përktheu:
Mehas Alija

(Islampress)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-