Cila është dhurata më e madhe e Natës së Mi’raxhit?!

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Israja dhe Mi’raxhit paraqesin një ngjarje shumë të rëndësishme në jetëshkrimin e të Dërguarit të All-llahut, salAllahu alejhi ue sel-lem. Në këtë natë të zgjedhur, i Lartmadhëruari e nderoi këtë Ummet me disa dhurata, më e madhja prej të cilave është përcaktimi i pesë kohëve të namazit.

“I lavdëruar qoftë Ai që e mbarti robin e Tij (Muhammedin) natën nga Xhamia e Shenjtë (në Mekë) në Xhaminë e Largët (të Kudsit), rrethinën e së cilës e kemi bekuar, për t’i treguar atij disa nga mrekullitë Tona. Ai, me të vërtetë, dëgjon çdo gjë dhe sheh çdo gjë.” [El-Isra’,1]

“Betohem në yllin kur perëndon, se shoku juaj (Muhammedi a.s.), nuk ka humbur e nuk ka devijuar! Ai nuk flet sipas qejfit të vet, por ajo (që thotë) është vetëm shpallje hyjnore, që i vjen atij. Atë ia ka mësuar atij një (engjëll) shumë i fuqishëm (Xhebraili), mendjelartë, që iu paraqit qartë, në horizontin më të lartë. Pastaj iu afrua e iu lëshua, sa largësia midis dy harqeve ose edhe më afër, e i shpalli robit të Allahut, atë që i shpalli. Zemra (e Muhammedit) nuk gënjen për atë që ka parë. Vallë, a do ta kundërshtonit atë për çfarë ka parë, ndërkohë që ai e ka parë atë edhe një herë tjetër, te Sidretul Munteha-ja, ku ndodhet Xheneti i Strehimit. Kur Sidrën çfarë nuk e mbulonte?! Shikimi i tij nuk u shmang dhe as nuk e kaloi masën, por ai pa disa nga mrekullitë më madhështore të Zotit të tij! [En-Nexhm,1-18]

Israja dhe Mi’raxhi paraqesin një ngjarje shumë të rëndësishme në jetëshkrimin e të Dërguarit të Allahut, Muhammedit salAllahu alejhi ue sel-lem. Atë Natë të zgjedhur të Mi’raxhit ky Ummet u nderua me disa dhurata nga të cilat më e rëndësishmja është përcaktimi i pesë kohëve të namazit.

Israja dhe Mi’raxhi ndodhën në periudhën e Vitit të dëshpërimit, vit në cilin i Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue sel-lem i humbi dy mbrojtësit dhe dy anëtarët e familjes: axhën e tij Ebu Talibin dhe gruan e tij besnike dhe të përkushtuar, Hatixhen radijAllahu anha.

Ndodhia e Israsë dhe Mi’raxhit pas atyre humbjeve, për të Dërguarin e Allahut, salAllahu alejhi ue sel-lem dhe për të gjithë Ummetin ka domethënie të madhe. Ajo paraqiste një shtytje të jashtëzakonshme për të këmbëngulur në misionin e tij, pavarësisht vështirësive në të cilat hasi në angazhimin e tij të sinqertë dhe të përkushtuar të thirrjes në rrugë të Allahut të Madhëruar. Mi’raxhi, sipas transmetimeve ndodhi një vit para Hixhretit nga Mekka në Medine.

Përcaktimi i pesë kohëve të namazit në Mi’raxh dhe fakti se ky ibadet si dhuratë e Allahut ndodhi në këtë vend të veçantë dhe në këto rrethana të veçanta, është tregues i vlerës së madhe të namazit tek Ai i Cili na përcaktoi këtë ibadet.

Çdo gjë që ndodhi natën e Mi’raxhit me vete mbart një mori vlerash dhe na dërgon mesazhe të rëndësishme që kanë për qëllim forcimin e besimit tonë dhe të na inkurajojë në dëgjueshmëri ndaj Atij i Cili dhuron shumë.

Rreth mesazheve të Mi’raxhit duhet të flitet dhe shkruhet më shpesh, jo vetëm në ditët dhe muajin kur ka ndodhur kjo ngjarje e lavdishme.

Historianët dhe dijetarët nuk janë në ujdi rreth datës kur ndodhi Israja dhe Mi’raxhi. Mirëpo kjo nuk është aspak me rëndësi, sepse ajo bie në plan të dytë. Sikur të ishte me rëndësi data e ndodhisë, me siguri do të ishte theksuar në hadithet e Buhariut dhe Muslimit. Me rëndësi është porosia e kësaj nate dhe këmbënguljes së kryerjes së pesë kohëve të namazit i cili na është përcaktuar Natën e Mi’raxhit si dhuratë nga Allahu i Madhëruar, ndaj le të mos e trajtojmë këtë dhuratë pa kujdes.

Burimi: Akos.ba
Përktheu: Lutfi Muaremi

[Islmpress]

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-