Arsenali është mundur në shtëpi nga PSG më shifrat 1-0 në gjysmëfinalen e parë në Ligën e Kampioneve. Por trajneri Mikel Arteta mbetet optimist se skuadra e tij mund të shkojë në finale.
“Jemi të zhgënjyer me rezultatin. Ne dhamë shumë në lojë. Në 10-15 minutat e para ne vuajtëm që të gjenin ritmin dhe të dominonim ndeshjen ashtu siç donim; ishim shumë joefikas në zonat ku fituam topin dhe kjo na shkaktoi disa probleme. Por pas kësaj, skuadra ishte gjithnjë e më e mirë. Është zhgënjyese të mos marrim të paktën një barazim.
Goli i PSG me 26 pasime? Merita u takon atyre sepse ia dolën nga një situatë që ishte plotësisht e mbyllur dhe në anën e tyre të dobët. Ata e sjellin numrin 9 shumë larg nga referenca e mbrojtësve të qendrës dhe pas kësaj duhet që të ndodhin ende shumë gjëra që ata të shënojnë. Ata ishin shumë cinikë. Duhet ta pranosh talentin e kundërshtarit.
Goli i anuluar? Do të kishte qenë një kohë e shkëlqyer për të shënuar. Ishte pozicion jashtë loje me milimetra, portieri i tyre bëri dy pritje të shkëlqyera. Këto janë diferencat në këtë nivel.
Kjo është pjesa e parë dhe kemi një shans të madh për të qenë në finale”, insistoi Arteta pas ndeshjes.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.