Konflikt i armatosur në Brod të Dragashit – një person arrestohet për posedim të armës

Opoja.net Opoja.net Kronika Opoja

Gazeta Sinjali mëson se një incident me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e 13 majit 2025, rreth orës 23:40, në fshatin Brod të Dragashit, ku pas një konflikti fizik mes disa personave, njëri prej të përfshirëve ka përdorur armë.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se në konflikt janë përfshirë Sevdet Isaki, 27-vjeçar dhe Muarem Hodža, 21-vjeçar, së bashku me dy persona të tjerë, të cilëve u janë marrë deklaratat dhe do të trajtohen në procedurë të rregullt.

Pas përleshjes fizike, i dyshuari Sevdet Isaki ka marrë një pistoletë të llojit TT, kalibër 9 mm, që e kishte në automjetin e tij dhe, sipas deklarimeve të tij, ka qëlluar një herë në ajër për t’i trembur të tjerët. Viktima pretendon se janë dëgjuar dy të shtëna, megjithatë nuk raportohet për të lënduar.

Njësia policore që ka dalë në vendin e ngjarjes ka gjetur armën, e cila është sekuestruar nga forenzika, por nuk janë gjetur gëzhojat.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasin e ka marrë në trajtim Njësia Hetimore e Stacionit Policor në Dragash.

Rasti është iniciuar për veprat penale: Mbajtje në pronësi ose kontroll të paautorizuar të armës, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Sinjali do të raportojë për zhvillimet e mëtejme të këtij rasti.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-